Rregulla të ngrënies dhe të pirjes

Prej rregullave para ngrënies që konsiderohet si vepër e pëlqyer, është larja e duarve dhe këtë e thojnë një grup i dijetarëve të cilët thonë se me këtë veprim largohen papastërtitë mirëpo nuk egziston ndonjë argument i saktë i cili thotë se duhet larë duart para ngrënies, andaj edhe bëhen lëshime.

Ndërsa rreth larjes së duarve pas ngrënies ka argumente të cilat tregojnë se duhet bërë.

Transmetohet nga Ebu Hurejra radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, një herë kishte ngrënë një shpatull deleje dhe pastaj kishte shkuar e kishte shpërlarë gojën mirë, kishte larë duart dhe pastaj ishte falur. (Transmetojnë Ahmedi dhe Ibn Maxhe, ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është i saktë)

Në fillim të ushqimit apo pijes është sunet përmendja e Allahut subhanehu ue teala, si dhe në përfundim të ushqimit falënderimi i Tij.

Transmetohet nga Omer Ibn Ebi Selemeh radiallahu anhu, të ketë thënë: ''Njeherë kur isha i vogël, u ula në prehrin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, dhe fillova të hajë nga një cep i tepsisë në tjetrën.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem më tha: ''O vogelush, përmend Allahun, ha me të djathtën dhe ha pjesën që kë përpara vetës.
Që nga ajo ditë, unë ha ashtu siç me porositi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem.'' (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Allahu do prej robit te Tij që t'a falenderojë Atë kur të hajë apo pijë.'' (Transmeton Muslimi)

Ndërsa nëse njeriu harron t'a permendë Allahun subhanehu ue teala, para ngrënies, dhe i kujtohet gjatë saj, duhet të thotë: Po fillojë të ha, duke përmendur emrin e Allahut në fillim dhe në fund të ushqimit.

Transmetohet nga Aishja radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Nëse dikush nga ju do që të hajë, le të përmende emrin e Allahut të Madhëruar dhe nëse harron t'a përmende Atë, le të thotë: Po fillojë të ha, duke përmendur emrin e Allahut në fillim dhe në fund të ushqimit.'' (Transmetojnë Ebu Davudi, ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është i saktë)

Prej rregullave tjera është ngrënia dhe pirja me dorën e djathtë dhe ndalimi i ngrënies apo pirjës me dorën e majtë, sepse shejtani është që hanë dhe pinë me të majtën, si dhe dora e majtë përdoret për t'u pastruar kur kryejmë nevojën apo urinen si dhe për të larguar papastërtitë e tjera.

Transmetohet nga Omeri radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kur dikush nga ju do që të ushqehet, le të hajë me të djathtën dhe nëse do që të pije, le të pijë me të djathtën, sepse shejtani ha dhe pi me të majtën.'' (Transmeton Muslimi)

Është e pëlqyer të ngrënurit me tre gishtërinjë dhe lëpirja e dorës në fund të ushqimit, si dhe pëlqehet në fillim të ngrënurit në anët e tepsisë dhe pastaj në mesin e saj.

Transmetohet nga Keab Ibn Malik radiallahu anhu, i cili ka thënë: ''Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ngrënte me tre gishta dhe e lëpinte dorën para se t'a fshinte atë.'' (Transmeton Muslimi)

Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Hani në fillim në anët e tepsisë dhe jo në mes, sepse bereqeti ndodhet në mesin e saj.'' (Transmetojnë Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ahmedi dhe Ibn Maxhe)

Është e pëlqyer që kafshatën që bie t'a pastrojmë dhe t'a hajmë, dhe mos t'ia lëmë atë shejtanit pasiqë ky perzihet në çdo punë e edhe në ngrënien e ushqimit.

Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Me të vërtetë shejtani i futet ndonjërit nga ju në çdo pune, madje edhe në ngrënien e ushqimit. Nëse ju bie kafshata largojani papastërtite dhe pastaj hajeni dhe mos ia lini shejtanit.
Dhe kur t'a përfundoni ngrënien, lëpijini gishtërinjte, sepse ju nuk e dini se në cilën pjesë të ushqimit është bereqeti.'' (Transmetojnë Muslimi dhe Ahmedi)

Është e pëlqyer ngrënia pasiçë të ftohet pak ushqimi si dhe është e pëlqyer pirja me tri ndërprerje.

Transmetohet nga Esma Bint Ebi Bekr, radiallahu anhu se ka ndëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, të ketë thënë: ''Gjellës kur i ikën nxehtësia ka më shumë bereqet.'' (Transmeton Darimiu, ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është i saktë)

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku, radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka pire me tri ndërprerje dhe ka thënë: ''Kjo pirje e shuan më mirë etjen dhe është më e dobishme më e lehtë për organizmin. Enesi ka thënë: ''Unë pi me tri ndërprerje.'' (Transmetojne Buhariu dhe Muslimi)

Prej gjërave tjera që konsiderohen si vepra të cilat pëlqehen që të veprohen gjatë ngrënies është edhe të folurit gjatë ngrënies kjo në mënyrë që t'i kundërshtojmë jobesimtarët të cilët nuk flasin gjatë ngrënies si dhe grumbullimi i njerëzve në ngrënie, sepse sa më shumë njerëz të ketë aq më shumë bereqet ka.

Tregohet nga Is'hak Ibn Ibrahimi se njëherë kishte ngrënë darkë me imam Ahmedin, dhe me disa të afërm të tij dhe imam Ahmedi kishte ngrënë dhe kishte thënë: ''Falënderimi i takon Allahut. Me emrin e Tij po fillojë të hajë. Ndërsa më pas u kishte thënë: ''Të hash dhe të falënderosh, është më mirë se sa te hash e të heshtësh.'' (El Adab Esh-Sherijeh, 163/3)

Transmetohet nga Vahsh Ibn Harb, se sahabët i kishin thënë Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: ''O i Dërguari i Allahut, ne hajmë dhe nuk ngopemi. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, u tha atyre: ''Ndoshta ju hani veç e veç. Ata i thanë: ''Po.'' Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, u tha: ''Mblidhuni e hani së bashku, përmendni emrin e Allahut se do t'u sjellë bereqet.'' (Transmetojne Ebu Davudi, Ahmedi dhe Ibn Maxhe, ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është i saktë.)

Gjërat të cilat ndalohen dhe nuk pëlqehen gjatë ngrënies dhe pirjes

Të gjithë dijetarët janë pajtuar se është e ndaluar pirja në enë floriri apo argjendi si dhe është e ndaluar ngrënia mbështetur apo shtrirë përmbys.

Transmetohet nga Hufejdhe radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: ''Mos u vishni me rroba mendafshi, mos hani dhe mos pini me enë floriri, apo argjendi sepse jobesimtarët do t'i kenë ato në këtë dunja, kurse ne do t'i kemi në ahiret.'' (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Transmetohet nga Omer Ibn Hatabi, radiallahu anhu, të ketë thënë: ''Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, na ka ndaluar të ulemi në dy tryeza: në atë të cilën është shtruar alkooli dhe në atë në të cilën njerëzit hanë shtrirë përmbysë.'' (Transmeton Ebu Davudi, ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është i saktë.)

Gjithashtu transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Unë nuk ha mbështetur.'' (Transmeton Buhariu)

Prej gjërave që janë të ndaluara në ushqim, është sharja apo përçmimi i ushqimit, për të cilën transmetohet se Pejgamberi salalallahu alejhi ue selem, asnjeherë nuk e ka sharrë ushqimin.
Nëse i ka pëlqyer ka ngrënë, e nëse nuk i ka pëlqyer ushqimi e ka lënë atë.'' (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Është e urrejtur marrja apo nxjerrja e frymës në enë si dhe pirja në grykën e enës. Transmetohet nga Ibn Abasi radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, e ka ndaluar marrjen apo nxjerrjen e frymës në enë.'' (Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ebu Davudi, ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është i saktë.)

Transmetohet nga Ebu Hurejra radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, e ka ndaluar pirjen në grykën e enës dhe ka ndaluar që fqiu t'a pengojë fqiun që të vendosë shtyllë në murin e përbashkët.'' (Transmeton Buhariu)

Është e ndaluar ulja në tavolinën e cila ka alkool në të. Transmetohet nga Omer Ibn Hatabi, radiallahu anhu, të ketë thënë: ''Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, na ka ndaluar të ulemi në dy tryeza: në atë të cilën është shtruar alkooli dhe në atë në të cilën njerëzit hanë shtrirë përmbysë.'' (Transmeton Ebu Davudi, ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është i saktë.)

Gjithashtu transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, mos të ulet në atë tavolinë ku pihet alkool.'' (Transmeton Ahmedi)